Unë quhem Salem Mokrani. Kam lindur në Cabilia (një rajon i Algjerisë), në vitin 1963 dhe në rininë time u rrita në fenë islame. Kam studiuar në një shkollë islame në Zvicer, erdha në Francë në moshën 19 vjecare për ti shpëtuar varfërisë dhe shumë shpejt u pershtata aty, gjeta punë u martova dhe kam një familje shumë të bukur me pesë fëmijë. Kam vazhduar të jetoj në besimin tim Islam duke shkuar në xhami rregullisht. Pas një aksidenti të rëndë, në të cilën unë pothuajse humba jetën, vendin tim te punës, pas disa muajsh trajtimi dhe rehabilitimi, u përmirësova, por pas kësaj ngjarjeje fillova të kisha frikë nga vdekja.
Rashë në depresioni sepse e doja punën time, por nuk mund ta bëja më atë si më parë për shkak të aksidentit! Gjithashtu fillova të kuptoja se në Islam nuk kishte siguri për shpëtimin dhe se kishte shumë kontradikta në Kuran, të cilin e lexoja rregullisht.Dhe e kuptova se kjo nuk ishte një fe e paqes dhe dashurisë! Një ditë kur isha te mjeku, ndërsa po prisja rradhen, gjeta një Dhiatë të Re (pjesë e 2-të në Bibël), dhe kurioz për të zbuluar të vërtetën fillova ta lexoja. Duke lexuar kete liber gjeta dashurinë dhe drejtësinë e Perëndisë, për faljen e mëkateve të mia dhe jetën e përjetshme që Ai më ofron me anë të flijimit të Birit të Tij Jezus Krishti në kryq. Duke lexuar Ungjillin e Gjonit kapitulli 13 mesova: "Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njeri-tjetrin sikurse unë ju kam dashur juve".(Jezusi tha, "Unë jam i pari dhe i fundit") ndersa në Kuran, Muhamedi nuk e ka thënë diçka të tillë. Ajo ҫka me të vërtetë më tronditi ishte që të kuptoja se Jezus Krishti ishte më shumë se një profet, Ai u ringjall dhe është i gjallë! Pak ditë më vonë, vendosa të rregullojë gjërat me Perëndinë të kontaktoja komunitetin ungjillorë afër shtëpisë sime. Plaku i Kishës më ftoi për t'u lutur dhe për të pranuar Jezus Krishtin në zemrën time si Shpëtimtarin tim personal. Unë e bëra atë pa hezitim!Unë u pagëzua në 27 maj 2012, dhe kam mundur të deshmojë se si Perëndia më shpëtoi nga depresioni dhe nga gënjeshtrat e Islamit! Dëshira ime është që bota të kthehet te Jezusi dhe të pendohen për mëkatet e tyre, për shkak se ka vetëm një Perëndi, që zbulon dashurinë dhe drejtësinë e Tij me anë të Fjalës së Tij (Biblës ). Ne kemi mbi 300 profeci rreth ardhjes së Jezus Krishtit, Shpëtimtarit! Sot jeta ime ka ndryshuar tërësisht: Unë jam i shpëtuar, kam gjetur lirinë, dashurinë dhe paqen! "Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme." (Gjoni 3 : 16)