Unë quhem Adrian Alia, sot 31 vjeç lindur në një familje myslimane. Në këtë dëshmi dua të tregoj pak a shumë të gjithë jetën time, që nga fëmijëria e deri më sot, ndryshimet që kanë ndodhur dhe se kush i ka bërë këto ndryshime. Shpresoj që sado pak kjo dëshmi mund të ndihmojë juve që do ta lexoni për të jetuar në paqe me Perëndinë me veten dhe me të tjerët edhe pse mund të jemi në situata të vështira. Kam lindur në Shkodër (Shqipëri) në Korrik të 1971. Dy vitet e para mund të them që kam jetuar në përgjithësi si gjithë fëmijët e tjerë. Në moshën 2 vjeçare pa pritur sëmurem nga poliomiliti (paralizë) shenjat e të cilit i kam edhe sot, i cili më merr dy këmbët dhe dorën e majtë.
Quhem Daniele D`Aversa dhe jam 32 vjec. Ia dorezova jetën time Zotit dhe Shpëtimtarit tim Jezus Krisht kur isha 18 vjec! Nuk kam lindur në një familje të krishterë!! Para se të bëja këtë hap te mbrekullueshëm, kërkoja me të gjitha forcat e mia të bëhesha një futbollist i pasur dhe i famshem. Nuk kishte ditë që të mos stërvitesha, ky sport ishte vetë jeta ime dhe më pëlqente të isha i dashur dhe i kërkuar nga të gjithë kur luaja. Bashkë me shokët e mi kërkoja të kënaqesha dhe të mbushja zemrën me gëzimin që të japin diskotekat, netë pa gjumë, vajza dhe pije alkolike... por të gjitha këto gjera nuk arrinin të mbushnin vendin bosh që ishte në zemrën time! Në moshën 17 vjecare fillova të frekuentoja takimet në Ma/Lu, pas shumë ftesash të bëra nga të afërmit e mi (halla ime Loredana, etj) pastaj avash avash fillova të lexoja Biblën dhe të vija re se dikush po i fliste zemrës time, po, Jezusi trokiste në zemrën time për të hyrë brenda dhe vetëm pak kohë më pas pasi bëra 18 vjec, vendosa ta bëj pjesë të zemrës dhe jetës sime!! SA BUKUR!!!
Pёrshёndetje! Për ata që nuk mё njohin quhem Giovanni. Jam rritur në një familje besimtarёsh; mami im më ka folur shumë për Biblën dhe i jam falenderues për këtë. Duke u rritur, braktisa për arsye të ndryshme fjalёn e Zotit që e kisha dëgjuar gjithmonë qё nga mosha 6 vjeç. Kur vëllai im Donato u kthye në besim, ai më bëri të mendoj për të korrigjoj jetën time para se të ishte tepër vonë. Tani unë jam 53 vjeç dhe Zoti kurrë nuk më ka braktisur.
faleminderit Perëndisë.
Giovanni D.
Përatoqënukmënjohin , quhem Salvatore G. Nëfëmijerikishatëgjithëëndrrat e dëshiratqëmundtëketënjë i ri.Isha 15 vjeç kur ikangashtëpia e prindërve e këtufilloiaventuraime;emigrojnëgjermanikumekursimet e miablevanjëdyqanakullorje, kunëfillimtëviteve 80 fitojanjëmilionlirene ditë.
Faqja 1 di 11