Select your language

Përshëndetje të gjithëve, unë jam Katia Longo. Dёshiroj t ju tregojë eksperiencёn time me Jezusin.

Falë Zotit kam pasur privilegjin që jam lindur dhe rritur në një familje besimtarësh, kjo nënkupton

se prindërit e mi e njihnin Zotin dhe i shërbenin Atij nё Kishë. Jam rritur me mësimin e Fjalës së Perëndisë, me takimet e tё dielёs dhe aktivitete të ndryshme të Kishës. Rritja në Kishë, në mes të besimtarëve dhe ambjenti i krishterё që kisha në shtëpi, më kanё mbrojtur nga bërja e përvojave të këqija. Kështu që nga lindja kam njohur Jezusin, dashurinë e Tij për botën dhe se Ai kishte vdekur edhe për mëkatet e mia. Por kuptimin e vërtetë tё këtyre fjalëve e kam zbuluar gradualisht. Një mbrëmje isha në dhomë me motrën time, nuk mundesha të flija, dhe i tregova asaj pёr gjёrat qё kisha frikё. Frika ime kryesore ishte gjithmonë e njëjta, e dija se një ditë Zoti do të kthehet për të marrë kishën e tij dhe kisha frikë se nuk do tё isha me ta në atë moment. Motra ime u përpoq të mё siguronte, duke më thënë se në qoftë se kam pranuar Jezusin si Shpëtimtarin tim personal, nuk duhet të shqetësohem.

Në fillim ndihesha e qetë, edhe pse mbaja gjithmonë një sy të hapur për kontrolluar nёse ajo ishte ende aty. Në atë kohë i vёrtetova Zotit synimin për ta bërë Zot dhe Shpëtimtar tё jetës sime, dhe fillova gjithmonë e mё shumё të studioj Fjalës e Tij dhe të shërbej në Kishë. Vargu që mё ka shoqëruar në kohë të vështira, është shkruar në Psalmin 91:15 që thotë: "Ai do të më kërkojë dhe unë do të përgjigjem, unë do të jem me të në fatkeqësi, Unë do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj. "Zoti është gjithmonë pranë nesh, edhe në qoftë se ne nuk e shohim apo dëgjojmë praninё e Tij. Shpresoj se edhe ti, gjithashtu, mund të marrësh këtë vendim, ashtu si e mora edhe unё, për të ndjekur Perëndinë dhe pёr ta bërё Atё Shpëtimtarin personal të jetës tёnde.

 

We use cookies

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.