Select your language

Përshëndetje të gjithëve, unё quhem Anna Del Prete,jam 37 vjeç, e martuar me 4 fëmijë. Jetoj në Gjermani, që nga mosha 9 vjeçare. Jam rritur në një familje katolike dhe kam besuar gjithmonë se ka pasur një Perëndi, por nuk kam besuar nё ekzistencën e shenjtorëve. Kam jetuar gjithmonë me traditat katolike. Njё ditë, vjen pёr vizit kunata ime Cristina, ajo filloi të me flasë me entuziazëm pёr një Perëndie të dashur. Ajo më tha se kishte filluar të frekuentonte një komunitet të krishterë ungjillore. Pas pak kohësh për kuriozitet shkova me të, por kuptova qё vetёm mërzitesha, shkoja thjesht për të shoqëruar motrën time Michela. Duke qёnё se shkoja pa dёshirё, vendosa të mos frekuentoja mё.

Pas një periudhe kohore, arrita në njё moment nё jetën time, ku kam vuajtur nga depresioni, kisha shumë frikë, isha gjithmonë duke qarë pa asnjë arsye, isha shumë agresive, ndihesha një grua padobishme. Kështu kërkova ndihmë te mjekët, të cilët më shkruan ilaçe kundër depresionit, me shpresën se jeta ime do të rregullohej. Por kuptova se isha shumë nën ndikimin e ilaçeve, aq shumë sa që nuk isha më unё, më dukej sikur nuk isha më nё gjendje të provoja asgjë, nuk kisha mё ndjenja. Një ditë kёrkova të takohesha me Tonin dhe Irenen, dhe fola me ata në lidhje me problemin tim, më këshilluan që ta vendosja jetën time në duart e Zotit, dhe se vetëm Ai mund të mё ç?lironte nga ky problem. Pas atij takimi shkova në shtëpi dhe i hodha nё plehra tё gjitha ilaçet antidepresive dhe fillova ti lutem Zotit. Nga ai moment aty kuptova se vetëm Zoti mund të më japë forcë për të vazhduar para. I kërkova Zotit falje pёr mëkatet e mia, dhe që nga ajo ditë u ndjeva e lirë dhe e plotësuar. Falenderoj Zotin tim Jezus që më dha gëzim dhe paqe në zemër. Dëshira ime sot është që të ndaj dëshminë time me ju, dhe ta bëjë atë publike me anë të pagëzimit në ujë.

Anna

We use cookies

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.