Emri im është Loredana O. dhe jam 33 vjeç. Unë kam lindur në një familje të krishterë. Qё fëmijë më pëlqente të këndoja, tё lutesha dhe të dëgjoja tregimet e Biblës gjatё orës së lumtur (takimi i fёmijeve). Kam marrë pjesë në festat e fëmijëve me skeçe dhe këngë. Në moshёn 12 vjece, fillova tё pyesja veten pse po i bëja të gjitha këto. Nuk kam pasur kënaqësi tё brendshme dhe mërzitesha nga cdo gjё! Rreth 19 vjet më parë kam marrё pjesё nё një takim të krishterë gjermano-italiane me O M për 2 javë. Një mike e dashur që vinte nga një vend tjetër flinte në shtëpinë time. Një natë filluam tё flisnim për Jezusin. Ajo më bëri të kuptoja se tashmë e kishte pranuar Jezusin në jetën e saj dhe më pyeti nëse edhe unë e kisha bërë! Ajo mё shpjegoi se boshёllёku dhe pakёnaqёsia që kisha pasur, mund të hiqeshin vetëm në qoftë se unë lejoja Jezusin të vinte në jetën time. E kuptova menjëherë se ishte Jezusi Ai që mё mungonte dhe kështu ia dorёzova zemrën time Atij.
Që atëherë vazhdojё ta ndiej praninë e Perëndisë në jetën time çdo ditë, duke u rritur dhe duke u udhëhequr prej Tij. Një kёhillё për ata që do tё lexojnë dëshminë time: Jepjani jetën tuaj Zotit Jezus Krisht duke mos e shtyrë pёr nesër, sepse e nesërmja nuk na pёrket neve. Zoti le tu flasi zemrave tuaja!!! Loredana O., Ludwigshafen