Unë quhem Maria A., jam e martuar dhe jam 59 vjece. Vij nga një familje katolike jo praktikante, megjithatë, që të vogël prindërit e mi më rritën me parimet e tyre. E gjithë kjo megjithëse ishte e dobishme për jetën time, nuk më bënte të ndihesha e realizuar; veҫ kësaj bashkëshorti im, pas disa vitesh martese, filloi të luajë me letra bixhozi, dhe kjo më bënte të vuaja tmerrësisht. Një ditë dikush trokiti në derën e shtëpisë time për të më sjell nje kalendarë të krishterë (Fara e Mirë) dhe ishte atëherë kur unë zbulova nëpërmjetë faqeve të atij kalendari dhe duke lexuar edhe Dhjatën e Re, që më kishën dhuruar, arsyen e vërtetë të jetës.
E kuptova se cili ishte plani i Perëndisë për mua, dhe vura re që Jezusi nuk ishte në plan të parë në jetën time, kështu e pranova Atë si shpëtimtarin e jetës time dhe i kërkova falje për të gjitha mëkatet e mia. Ajo ishte hera e parë që u luta seriozisht me gjithë zemrën time, dhe ndjeva për herë të parë prezencen e Tij në mua. Diҫka e papërshkrueshme ndodhi ne atë moment, Shpirti i Shenjte erdhi të banonte në mua, dhe që atëherë nuk jam ndjerë më kurrë vetëm, tamam si Jezusi kishte thenë: " Unë do të jem me ju deri në fund të ditëve". Ai jeton në mua dhe kjo është diҫka e mrekullueshme. Kanë kaluar 20 vjet nga atëherë, dhe vë re se vetëm Jezusi do me një dashuri të pakushtëzuar dhe të papërshkrueshme; unë ndiej që e dua ҫdo ditë e më shumë dhe dëshira ime kryesore është që të përcjellë tek të tjerët dashurinë e Tij dhe të shpall jetën e përjetëshme gjithsecilit që e pranon atë me gjithë zemër. " I dashur lexues, e dashur lexuese, a ke pranuar ti Jezusin si Zot dhe shpëtimtarë të jetës tende? Mos prit më, bëje tani, në këtë moment, dhe Ai do të jetë me ty tani e përgjithmonë. Amen!
Jezusi tha: Prandaj kushdo që do të më rrëfenjë përpara njerëzve, dhe unë do ta rrëfenjë përpara Atit tim që është në qiej. Mateu 10:32
Maria A., Ludwigshafen