Select your language

Historia ime!

Ishte viti 1997 kur unë dhe familja ime kemi dëgjuar për herë të parë për Jezusin. Ishte koha e anarkisë në Shqipëri ku kishte shumë kriminalitet dhe kaos. Si pasojë e kësaj, një ditë u gjetë i vrarë edhe daja ime. Ishte një tragjedi e madhe për familjen tonë, askush nuk mund ta besonte atë ҫ`ka kishte ndodhur... por siҫ e dimë Zoti vepron në mënyra të jashtëzakonshme. Pasi të gjithë morën vesh për këtë fatkeqësi erdhën në shtëpinë tonë për ngushëllime. Një ditë po ashtu erdhi edhe një ҫift misionarësh të cilet na ftuan në takimet e tyre. Jo shumë kohë më pas, mami im vendosi të shkonte ku na mori edhe ne fëmijet me vete. Ngeli e mahnitur, i pëlqeu shumë ҫfarë degjoi, kuptoi menjëherë që kishte gjetur atë të vërtetë që kërkonte ҫdo ditë duke vajtur në Kishën Orthodose duke ndezur qirinjë për shpirtin e vëllait të saj. Mami ishte personi i parë në familjen tonë që i hapi zemrën Zotit dhe e bëri pjesë të jetës së saj.

Unë isha vetëm 7 vjeҫe dhe nuk kuptoja shumë gjëra por duke frekuentuar takimet e femijëve me motrat dhe vëllain tim mësuam shumë histori të bukura nga Bibla. Kur mora Biblën time të parë e vendosja gjithmonë poshtë jastëkut sepse mendoja që atje brënda jetonte Jezusi. Më kujtohet një natë kur ishëm të gjithë bashkë në shtëpi, filloi një stuhi e fortë me shi, vetëtima dhe bubullima. Në një moment mami im më pyet: Kida, ҫfarë do të bëje nëse Zoti do të vinte tani?? Për mua ishte një pyetje e vështirë për tu kuptuar sepse mendoja që Jezusi ishte tashmë pjesë e jetës sime. Gjatë gjithë natës nuk i mbylla sytë duke u lutur dhe shpresuar që Jezusi të mos vinte atë natë. Herët në mëngjes shikoj se njëra nga motrat që flinte me mua në dhomë nuk ishte te krevati i saj, dhe nuk po dëgjoja as mamin që normalisht ngrihej shpejtë në mëngjes për të na përgatitur ushqimin. Mendova, Jezusi ka ardhur!! Ka marrë të gjithë, më ka lënë vetëm mua, qaja nga frika se ҫfarë më priste.! Mblodha të gjitha forcat dhe thashë mjaft u tregova e dobet, besimi im është te Perëndia dhe nese Ai është kthyer tani do të vi të më marrë edhe mua.! U gjunjëzova para krevatit tim dhe i kërkova Jezusit të hynte në zemrën time dhe të më bënte bijën e Tij. Ndërsa mbarova së luturi, dëgjova motrën time që hapi derën, nuk e kisha përqafuar kurrë më parë si e përqafova atë ditë, plotë gëzim dhe dashuri, nuk kishte më frikë brënda meje... Isha 10 vjeҫe kur e pranova Jezus Krishtin si të vetmnin Zot dhe Shpëtimtarë të jetës sime, ishte një nga ditët më të bukura ku ndjeva gëzim të vërtetë, paqe dhe qetësi në zemrën time. Duke u rritur kam pasur ulje dhe ngritje por forcën e kam gjetur gjithmonë tek Ai. Jezusi më ka shoqëruar hap pas hapi dhe më ka qëndruar pranë në ҫdo moment. Sot, familja ime ndjekë Perëndinë përveҫ babit tim që ende nuk është kthyer në besim, kanë kaluar 17 vjet që lutemi ҫdo ditë për shpëtimin e tij dhe nuk dekurajohemi sepse besojmë që dita e tij do të jetë e afërt ku do të njohi paqen e vërtetë që gjendet vetem tek Jezus Krishti.

Psalmi 139:23-24 Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia. Dhe shiko në se ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme.

Këto vargje kanë qënë lutja ime për gjithë këto vite. Më kanë dhënë kurajo të eci përpara në këtë botë dhe të jetoj një jetë ashtu si i pëlqen Mbretit tim.

Orkida

We use cookies

We use cookies on our website. Some of them are essential for the operation of the site, while others help us to improve this site and the user experience (tracking cookies). You can decide for yourself whether you want to allow cookies or not. Please note that if you reject them, you may not be able to use all the functionalities of the site.