Select your language

Pershendetje, quhem Noa

Jam rritur ne nje familje te krishtere ku jetohet besimi ne Krishtin. Per mua eshte nje privilegj, sepse kam mundur te eksperimentoje personalisht Perendine ne jeten time. Ne nje kamp te rinjesh gjerman nje predikues foli per jeten pas vdekjes. Ato qe ai thoshte ishin pergjigjet e pyetjeve te mia. Ai (Perendia) kishte thene qe une isha e rendesishme per Te dhe se kishte bere te pamunduren per mua derisa une te kaloja perjetesine bashke me Te. Me preku shume thelle ky fakt, qe Jezusi kishte paguar gjithe fajin e mekateve te mia ne kryq. Keshtu vendosa ta ndjek, dicka shume e bukur e mbrekullueshme. Hapa zemren time duke i thene: “Jezus hyr ne zemren time, dua qe ti te mbreteroshe ne jeten time, sepse vetem nepermjet teje kam jeten e perjeteshme dhe vetem ti mund te mbushesh zemren time.”

U ndjeva e sigurt, kuptova se cfaredo gje qe mund te me ndodhte Ai do te ishte gjithmone me mua. Pas rreth 3 vjetesh ne periudhen e pubertetit fillova te jetoja jeten time pa e vene re se po largohesha nga Zoti dhe nga vlerat qe familja ime me kishte transmetuar. Nuk lutesha me dhe nuk e kuroja me marredhenien time me Zotin. Une e di qe lutjet jane te fuqishme, sepse prinderit e mi me vune perpara ne duart e Zotit dhe luteshin per mua. Dhe ja ku jam, lutjet e tyre moren pergjigje sepse perndryshe nuk do te isha ketu. Dua te vazhdoje jeten time me Krishtin, sepse ne Te gjeta paqen dhe kete paqe e ndaj sot me te fejuarin tim. Une e di se ne momentet me te erreta Ai ishte me mua, dhe ju kerkoj ti dorezoheni Atij, sepse Ai eshte drejtimi me i mire ne jete. Vecanerisht ne keto muajt e fundit kam ndjere ngushellimin e Tij te pafundem! Dashuria, meshira dhe dhembshuria e Tij, jane unike dhe madheshtore. Une i jetova. Mund t`ju them se asgje ne toke nuk te ben te lumtur, as pasuria, as i dashuri dhe as rrobat e modes se fundit. Vetem Perendia mund te plotesoje deshiren tone pertej vdekjes, vetem Ai mund te na beje vertete te lumtur. Keto dy vargje me shoqerojne vazhdimisht, sepse mesova ti besoj asaj qe Perendia ka premtuar ne Fjalen e Tij.

1 Pjetri 5:7 “dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju”.

Gjoni 16:33 “Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!''.