Select your language

Kёndoja, lutesha, por jo me zemër. Përshëndetje të gjithëve, për ata që nuk mё njohin, quhem Giuseppe Brunettini 29 vjeç. Kam lindur në një familje besimtarёsh dhe që fëmijë e kam njohur Zotin. Jam rritur nё kёtё  bashkёsi  (Ma / LU), dhe kam frekuentuar rregullisht takimet edhe pse shkoja vetëm për shkak tё prindërve të mi. Nëse do të ishte për mua do të kisha qëndruar me shumё dёshirё në shtëpi, por kjo vazhdoi për shumë vite. Për mua nuk ekzistonte njё mënyrë tjetёr jetese  dhe nuk e dija se do tё më duhej të bëja një zgjedhje, tё merrja vendimin më të rëndësishëm në jetën e çdo njeriu. Viti 1996 ishte një nga më të tmerrshmit të jetës sime, kur babai im u largua me Zotin. Isha 9 vjeç dhe nuk kuptoja pse, por nё të vërtetë nuk doja ta kuptoja.

Shikoja mamin dhe vëllezërit e mi që vuanin nё atё mënyrë, nuk doja tia dija mё pёr shkollën, pёr jetёn por mbi tё gjitha pёr Zotin, kështu u largova dhe shkoja nё takime vetëm për ti bёrё qejfin mamit. Kёndoja, lutesha, kur ishte e nevojshme, por jo me zemër, thjesht për forcë zakoni. Në vitin 2002 shkova në një kuvend familjeje në Friolzheim. Atë vit nuk do ta harroj kurrë. Ditët e para, nga e mërkura deri të premten, ishin të mërzitёshme, të paktën për mua, sepse nuk kisha interes të merrja pjesë me zemër, por të shtunën ndodhi diçka që ndryshoi jetën time. Bashkё me grupin e të rinjve ishёm në një dhomë, duke bёrё shaka, duke folur dhe duke luajtur. Atë natë erdhёn disa vëllezër që na ndёrprenё dhe njëri prej tyre na bëri një pyetje: "Cili prej jush nuk e ka akoma Jezu Krishtin në zemёr!?" Sigurisht qё ndiheshim të lirë të merrnim pjesë dhe unё ndjeva brenda meje nevojёn për të qëndruar. Ajo që kam dëgjuar atë natë nuk ishte ndonjë gjë e re për mua, se Jezu Krishti kishte lënë lavdinë e tij për t'u bërë shërbëtor, duke u urryer dhe keqtrajtuar. Por gjëja më e rëndësishme ishte se Jezu Krishti shkoi në kryq për të vdekur për mua, unë, i cili isha plot me mëkate, unё, qё nё të shkuarën e kisha refuzuar Jezu Krishtin si Shpëtimtarin tim personal. Vuajtjet që kam pasur në të kaluarën time dhe qё do të kem në jetën, nuk janë asgjë në krahasim me atë që vuajti  Jezus Krishti, i vetmi Perëndi. Atë mbrëmje ndjemё  praninë e Zotit në mes nesh dhe të gjithë qanim, sepse kuptuam se Jezus Krishti na kishte dashur aq shumë sa kishte vdekur për ne në kryq. Atë natë hapa zemrën time Jezus Krishtit dhe i kёrkova të vijë në jetën time dhe nuk isha i vetmi, edhe të rinj të tjerë morёn këtё hap vendimtar, hapi i shpëtimit të përjetshëm. Unё, tani mund të them se do të jem në qiell, së bashku me të dashurit e mi, por mbi të gjitha me Zotin. Atij i shkon merita. Dua të përfundoj me këtë varg që për mua ka qёnё shumë i rëndësishёm dhe është ende një ndihmë e madhe sot: "Në qoftë se Perëndia është me ne, kush do të jetë kundër nesh?" (Romakëve 8:31).  Në qoftë se Perëndia është me mua, kush do të jetë kundër meje? Amen. Giuseppe B. (Mutterstadt)