Emri im është Angela Fulgaro (Soccio) me origjinë nga Sannicandro Garganico. Jam rritur në një familje katolike. Shkoja në kishë çdo të diel, por në zemrën time nuk kisha paqe. Kam dëgjuar mesazhin e Ungjillit qё 23 vjeçe. Pyetjes se çfarë duhet të bëj që të shpëtohem, mu përgjigjën: "Beso në Zotin Jezu Krisht dhe do të shpëtohesh." Fillova të lexoj fjalën e Perëndisë, dhe pas një javë i kam hapur zemrën time Jezus Krishtit, duke e pranuar Atë si Zotin dhe Shpёtimtarin e jetës sime. Kam gjetur tek ai sigurinë dhe gëzimin qё tashmё i pёrkas Atij. Janё më shumë se 50 vjet që ecim bashkё dhe jam shumё e lumtur qё e ndjekim tё gjithё së bashku me familjen time.