Select your language

Përshëndetje, unё quhem Orazio, jam lindur në një familje katolike dhe jetoj në Mainz. Jam 54 vjeç, i martuar me 3 fëmijë. Dua tju tregoj shkurtimisht se si e kam njohur Jezusin. Në vitin 1991, gjatë Luftës së Gjirit, gruaja ime dhe unë pyesnim veten nëse do tё ndodhte lufta e tretë botërore, ku do tё shkonim neve pas vdekjes. Ishim të dy të hutuar dhe pyesnim veten nëse feja jonë ishte ajo e duhura. Së bashku i luteshim Perëndisë qё të na tregonte të vërtetën. Një ditë isha duke telefonuar me motrën time, e cila jeton në Itali, ajo mё tha se kishte ndryshuar "fenë", ishte bërë e krishterë. Unë i thashё se edhe unё jam i krishterë, duke qenë se isha katolik. Por ajo më tha se në verë gjatë pushimeve do të ma shpjegonte mё mirё. Sapo mbërrita në Itali, ajo na foli për fjalën e Perëndisë.

Një ditë erdhi Antonio Caruso bashkё me  gruan e tij. Gjëja e çuditshme ishte, se nuk ishte ai që fliste, por mё linte mua tё flisja. Unё i shpjegova se qё fëmijë i isha lutur shenjtorëve, dhe para ngrënies bёja  kryqin, pasi kёshtu mendoja se ishte e drejtë. Antonio mё shpjegoi se Perëndia nuk do që unë ti lutem shenjtorëve, por qё ti lutesha drejtёpёrdrejtё Atij me fjalët e mia të thjeshta. Pastaj ai më tregoi, se Jezusi vdiq në kryq për mëkatet e mia dhe vazhdoi duke mё thënë se në qoftë se besoj me gjithë zemër që Jezusi vdiq në vendin tim dhe për mëkatet e mia dhe ta njoh Atё si Shpëtimtarin tim personal, Ai ai do të më jepi të drejtën të bëhem trashëgimtar i Tij (Gjoni 3:16). Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në Të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. (Gjoni 1:12), por tё  gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë;  pra  atyre që besojnë në emrin e Tij. Falënderoj Perëndinë sepse e di ku do të shkoj pas kësaj jete. Orazio T.