Emri im është Concetta dhe vij nga një familje besimtare (në provincën e Caltanissetta), por kjo nuk mё ka garantuar shpëtimin edhe pse ky besim më dha privilegjin për të mos pёrjetuar përvoja të këqija. Prindërit e mi mё kishin ngulitur nё mёndje qё fëmijë, tё kisha frikë nga Perëndia. Shtëpia jonë mirёpriste shumë misionarë dhe unё u kёndoja gjithmonë himne tё krishtera. Kthimi im nё besim erdhi duke u rritur dhe duke mёsuar Fjalën e Perëndisë me anë të këngëve dhe leximin e Shkrimit të Shenjtë. E gjithë kjo më bëri të kuptoj se dora e Zotit ishte mbi mua. Kam pasur shumё pyetje në lidhje me të ardhmen e jetës sime, sepse në vendin tim, në Vallelunga, nuk ka pasur persona të moshës time që kanё dashur Krishtin Jezusi. Pavarёsisht nga kjo kisha besim se Zoti do të parashikonte për një bashkёshort në të ardhmen time (Gaspare). Tanimё kanё kaluar rreth 50 vjet që bashkёshorti im dhe unë i shërbejmë Zotit në Gjermani, këtu në Mannheim / Ludwigshafen, dhe i jemi shumё falënderues që e ka bekuar këtë bashkёsi". Schembre C.