Përshëndetje të gjithëve, emri im ështe Carlo Riva kam lindur në Calalzo di Cadore (BL). Babai im ka punuar si shofer e nëna ime ishte shtëpia.Gjatë periudhës së fëmijërisë sime, prindërit e mi shkuan në Gjermani për të punuar si akullorxhi, e per këtë arsyje fëmijëria ime nuk ishte e lehtë. Unë kaloja ditën vetëm ngaqë prindërit e mi punonin gjatë gjithë ditës. Kemi jetuar 6 muajt e dimrit në itali,e 6 muajt e verës në Gjermani. Nuk ishte e lehtë për të ndjekur shkollën 6 muaj në Itali dhe 6 muaj në Gjermani. Mbi të gjitha nuk kisha kontakt me miqtë e mi. Në Itali isha bërë një "cruco" dhe në Gjermani një "Spaghettifresser."Situata për ne të huajt nuk ishte e lete , madje mjaft e vështirë. Në moshën 10 vjeςare kam pasur kontaktin tim të parë me Kishën Katolike në Gjermani. Një mik gjerman më dha Dhiatën e Re. Unë duhet të them se në atë kohë shefi i madh i Partisë Komuniste Kineze, Mao Ce Duni, u bë shumë i famshëm.
Kështu që unë vendosa për të ndjekur atë dhe doktrinën e tij. Një ditë kam takuar disa të krishterë ungjillorë. Ata më folën për Zotin dhe Jezusin që unë nuk e njihja. Ne këtë moment doja të dija se me të vërtetë eksistonte një Zot. Eksperieca ime e parë ishte që nëpërmjet lutjes ai më përgjigjej. Në fakt duke iu afruar Zotit kuptoja që mund të më lironte nga paknaqesitë që ndjeja,lëndimet e sëmundjet e brëndëshme.Filloj të frekuentoj kishën,por kjo nuk zjati shumë. Në këtë kohë kisha filluar te punoj si infermjer ne spitalin e Wormsit dhe u deturova te lija punën se në këtë kohë isha shumë i padëgjueshem .Ngela pa punë gati një vit të tërë .Pastaj fillova të pastroj banjët e ushtrisë amerikane për 5 marka në orë. Mbas disa kohësh më dhanë një punë në zyrën e kontabilitetit meqënëse diplloma e shkollës sime ishte me nota të mira.
Filloj të interesohem për motorrët e kështu u be një hobi nga ana ime. Nuk kalojë shumë kohë që më kërkuan të bëhem antar i klubit të motorciklistave.Por unë nuk e dija që këta njerëz ishin banditë po të shikojmë fjalorin fjala “bandite”do të thotë,njerëz të dhunës,të pandershëm dhe mashtrues. Në vitet në vijim lutesha gjithmonë e më pak dhe kaloja kohë gjithmone e më tepër me motrin tim të parë Guzi e me shokët e mi,dhe nuk mund të shikoja që isha në rrezik. Krimi në këtë klub ishte shumë i lartë. Konflikti me një klub tjetër më drejtoi të blija një armë zjarri për tu mrojtur nga antarët e grupit tjeter. Nuk kalonim më kohë me motorrët, por me luftën ndërmjet dy bandave e trafikut të drogës dhe me pjesët e këmbimit të vjedhura. Duhet të them që kam qënë me shumë fat, sepse gjatë kontrollit rrugor policia nuk e gjeti armën time. Një ditë gjatë konfliktit mes bandave po arrija në atë pikë që të vrisja një pjestar të bandës tjetër dhe këtu ndodhi që policia më arrestojë për tentativë vrasje. Po gjykata më lirojë duke qënë në vëzhgim. Me kalimin e viteve rrezikoja jetën. Filloj të kuptoj që jetën që unë po jetoja mes luftës e frikës nuk ishte jeta që doja të jetoja. Kështu një ditë marr vendimin të lirohem nga të gjitha këto dhe vendos të largohem nga grupi, që ishte bërë një nga grupet më të mëdhaja të gjermanisë. Ky vëndim mud të më kushtonte jetën,e kjo nuk më ndalojë të merrja këtë vendim. Klubi im ngeli i shokuar për vendimin që kisha marrë, po une e dija që ishte një vendim i drejtë për të bërë edhe pse kisha një frikë të madhe. Më kujtohet që jam lutur e kam shkuar në takimin e kishës për të lënë një herë e përgjithmonë këtë lloj jete e këtë klub. Kështu që kthehem në kishën ungjillore. Pagzohem sepse kisha kuptuar,përpara duhet të merrja vendimin të pranoja Jezusin në jetën time e pastaj mund të pagzohem. Takoj një grua fracese ,e cila edhe ajo u bë një e krishterë, u martuam dhe na lindën dy femijë Fabio e Anthony .Fatkeqësisht 10 vjet më vonë ajo kërkon ndarjen se kishte njohur një burrë tjetër,të cilin mendonte se e donte më shumë se mua .Mes vdekjes së nënës time e ndarjes dhe shumë vështirsi të tjera unë kam gjetur gjithmonë shumë ndihmë te Zoti. Pa atë ndoshta nuk do të isha i gjallë .