Select your language

Unë quhem Rosa B. jam e martuar prej 63 vitesh dhe jetoj në Mannheim. Prindërit e mi janë katolikë dhe unë që e vogël kam ndjerë një tërheqje për Zotin. Shkoja gjithmonë në kishë dhe ndonjherë kur nuk shkoja ndihesha keq. Duke u rritur, një konfuzion i madh përshkonte mëndjen time; nuk dija më kujt ti besoja sepse nga njëra anë kisha kontakte edhe me dëshmitarët e Jehovait që më flisnin për Zotin dhe nga ana tjetër ishën besimtarë që më flisnin për një Zot që kishte vdekur për mua në kryq. Megjithëse konfuzionit që kisha ishte gjithmonë bukur të degjoja për Zotin. Dalë nga dalë fillova të qartësohesha më shumë sepse Zoti punonte me zemrën time.

Kisha frikë nga vdekja dhe shpesh pyesja veten: "ku do të shkojë unë pas vdekjes"? Iu luta Perëndisë të më tregonte rrugën e duhur. Pas disa ditësh më ftuan së bashku me bashkëshortin tim në një mbrëmje ungjillizuese. Predikuesi shpalli Fjalën e Mirë, ku thoshte që vetëm Jezus Krishti është Shpëtimtari i shpirtrave tanë (më dukej sikur po predikonte për mua). Ai duke iu pergjigjur pyetjeve të mia tha akoma: " Nese këtë mbrëmje ti do të vdisje, ku do të shkoje"? Reflektova, edhe pa humbur kohë po në atë moment, ia dorëzova jetën time Krishtit. Që nga ajo ditë Ai ndryshoi jetën time dhe nuk u pendova kurrë që e pranova.

Në fjalën e Perëndisë lexojm: "... Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri, i cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar.                                                               1 Timoteut 2:5-6