Unë jam me origjinë nga San Nicandro Garganico, një qytet në krahinen e Foggias. Prindërit e mi lanë Italinë për punë. Mbërritën në Francë, babai im gjeti punë në minierat e qymyrit. Unë kam lindur në vitin 1970, jam rritur në një familje të krishterë, dhe i edukuar në rrugët e Perëndisë. Duke u rritur,fillova të frekuentoj një shoqëri,që dalë ngadale më çoi në rrugën e argëtimit e të kërkimit të kënaqësisë. Së bashku me këta miq u shkrujta ne nje shoqatë ´´Boksi Tajlandeze ´´dhe më pas më kanë zgjedhur pë të marre pjësë ne kampionate të ndryshme të Europës.
Por pas disa kohësh, i zhgënjyer nga sjellja e disa gjyqtarëve të korruptuar, unë hoqa dorë nga sporti. Por fatkeqësisht ,ςdo gjë që kisha mësuar në boks e praktikoja në disko për të mbrojtur miqtë e mi. Unë isha bërë një mbrojtje për ta. Shkoja në çdo lloj lokali e diskoteke duke kërkuar të gjitha llojet e argëtimit e të kënaqësisë. Në moshën 24 vjeçare duke menduar për të ardhmen time, fillova të studiojë për t'u bërë një agjent i pasurive të patundshme. Gjërat duket se shkojnë mirë për mua:, paratë, shtëpia dhe një agjenci të njohur. Në këtë profesion jam takuar me një vajzë që më bëri të humb kokën, kështu që pas disa muajsh u martova me të,pa ditur asgjë rreth saj e sidomos në lidhje me të kaluarën.
Mbas nje kohë të shkurtër ,që familja jonë ishte e kompletuar me lindjen e vajsës tonë,zbulova që gruaja ime pinte fshehurasi ,domethënë ishte e alkolisuar. Varesia e saj për mua e për vajzën time u bë një çmim shumë i lartë,sepse mbas tre vjet martese ,ajo ka kryer vetëvarsje duke u hedhur nga ura. I trishtuar dhe i braktisur mendoja se ky ishte fati im,i dedikohem komplet punës ,që të mos mendoja për gjë tjetër. Mbas një kohe kthehem e frekuentoj miqtë e vjetër,duke menduar që argëtimi më bën të harroj. Puna në agjencinë e pronave të patundeshme shkonte shume mirë,paratë që fitoja i investoja në shtëpi,në motorë,e sidomos në makina sportive Porche e Ferrari 355 që më pëlqenin shumë. Mund të them që mbas vajzës time vinin vetem këto makinat. Një ditë vëllai im,Luigi,më thotë:´´dëgjo Davide,kur të vdesësh ku do të shkojë shpirti jot´´?
Kjo pyetje nuk më la të qetë,sepse në fakt kisha frikë nga vdekja! Shikoja familjen time ndryshe, vëllezërit e motrat e mija duke ecur të lumtur në rrugën e Perëndise,ndërsa unë isha i pakënaqur,dhe për më tepër po kaloja një moment të vështirë për shkak të sjelljes të disa klientëve e bashkëpunëtorëve të mi,që ishin bërë xheloz për suksesin e agjencisë time. Dikush nga këta bëri një ankesë kundër meje në drejtorine e financave,e kështu erdhi policia e më arrestojë. Më mbajtën në burg për dy ditë,pas së cilës nuk gjetën prova kundër meje për shkak se akuzat ishin të rreme, më liruan. Por dy ditë pas hekurave më bënë të reflektoj mbi jetën time larg nga Perëndia dhe çfarë kisha korrur nga ato që kisha mbjell.
Është e vërtetë që u gjeta në këtë situate për falsitetin e njerëzve dhe xhelozinë e tyre ndaj meje, por ishte gjithashtu e vërtetë se unë kam qenë duke i shërbyer mamonit (perëndia e parave) Në këtë kohë i bindur që kishte ardhur momenti për të bërë një ndryshim në ekzistencën time, vendosa për të ndryshuar jetën time. Kështu, thërras vëllain tim për të më ndimuar që ti afrohem Jezusit, pas një bisede të gjatë rreth mëkatit tim dhe kuptimit të vdekjes së Krishtit në kryq, i lutem Zotit duke i kërkuar atij që të marrë jetën time për ta ndryshuar. Në dashurinë e tij Ai e bëri.
Kjo ka ndryshuar jetën time! Përveç kësaj, ai më dha dhuratën e jetës së përjetshme, duke më çliruar nga frika e vdekjes. Pesë vjet kanë kaluar, dhe nuk jam penduar kurrë. Tani unë jam një fëmijë i Perëndisë, dhe jetën time e jetoj vetëm për lavdinë e Tij! Dëshmia e mësipërme është e nxjerrë nga libri i David Martella "Dashuria që ndryshon jeten"