Select your language

Edhe pse ti je i keq,
Nuk je i gjithëpushtetshëm.
E di që mund të ma dëmtosh shëndetin,
Por deri këtu vjen, jo më tutje.
Pushteti yt është i kufizuar.
Shumë i kufizuar.
Ti nuk mund të më shkatërrosh dashurinë.
Kurrë.
Ti s’mund të më vjedhësh shpresën.
As të rrëzosh besimin tim.
As të rrëmbesh paqen time.
E nuk e shuan dot dhembshurinë.
Sepse mirësia nuk do të mbarojë.
E miqësitë nuk do të harrohen.
E kujtimet e bukura nuk fshihen.
Ti nuk i prek dot.
Ato triumfojnë mbi ty.
Thonë që ke pushtuar botën.
Ekzagjerojnë.
Thonë që ke pushtet mbi ne.
Por fuqia jote është e kufizuar.
A mendon se mund të ma marrësh shpirtin? E ke gabim.
Shpirtin ma dha Zoti, e vetëm ai ma merr.
Ti je kalimtar, siç është kjo botë.
Kur ti të mos ekzistosh më, unë do të jem akoma.
Sepse shpirti nuk shuhet.
Vetëm pastrohet.
E pasurohet.