Select your language

Në Krishtin kam të vetmen shpresë,
Mua më është fuqi dhe dritë.
S’lëkundet kurrë, ky shkëmb i fortë,
Zëri i tij qetëson stuhitë;
Në të gjej paqe, siguri,
Më ngushëllon me dashuri,
Ai siguron për çdo nevojë,
Në dashurinë e tij qëndroj.

Kur Krishti lindi si fëmijë,
Krijuesi vetë u bë njeri.
Njerëzimin erdhi ta shpëtojë,
Por njerëzimi e përçmoi;
Po kur ai vdiq, zemërimi i drejtë,
I Perëndisë u shua krejt.
Ndëshkimin tim ai e pranoi,
Në sakrificë të tij qëndroj.

Kështu në varr plotë errësirë,
Drita e botës rrinte shtrirë.
Gjer në atë çast, kur Krishti i madh,
Doli nga varri prapë, i gjallë;
E mundi vdekjen, unë rroj në të,
Rob i mëkatit nuk jam më,
Veç rob i Krishtit jam tani,
Gjaku i shtrenjtë më bën të tij.

S’kam turp t’jetoj, S’kam frikë të vdes,
Krishti më jep fuqi dhe shpresë.
Nga çasti i parë, sa të marr frymë,
Krishti është zoti i fatit tim;
As djall, as engjëll, as njeri,
S’më rrëmben dot, nga dora e tij,
Gjersa t’më thërrasë, pranë tij të shkoj,
Ja në fuqinë e tij qëndroj.